Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha në një tjetër status në profilin e tij në Facebook ka shkruar sërish për kreun e PS-së, Edi Ramën.
Këtë herë me batuta dhe ironi për një nga deputetët më të vjetër të PS-së, Namik Doklen , Berisha ka kujtuar këtu një nga historitë e vjetra në kohën e Enverit, pikërisht atë të hajdutit të pulave.
Statusi i Berishes
Namik te ka mbetur ora ne kohen e Dulles!
Falendero Ramen sepse te ka nderuar, ai te ka
zevenedesuar jo me hajdute pulash, por bankash!!
Te dashur miq, dje lexova ne media se Namik Dokle, themelues kryesor i Partise Siçiliste, pasi Edvin Kristaq Rama e perjashtoi nga listat e deputeteve, kercenoi ate duke i thene i ziu ti po me zevendesove me ndonje hajdut pulash!
Kjo shprehje miq perdorej ne kohen e diktatures se Dulles ku zakonishte gjeja me e çmuar per t’u vjedhur ishte ndonje pule.
Kurse ne kohen e Edvinit vjedhja e pulave nuk ekziston sepse eshte zevendesuar me vjedhjen e bankave.
Prandaj miq duket se Dokles i ka mbetur ora ne kohen e Dulles. Ai duhet te ndjehet krenar se Rama ne te vertet e ka zevendesuar jo me hajdute pulash por me hajdut bankash!
Diskutime rreth kësaj post