Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon sot votëbesimin e demokratëve për të vazhduar në krye të PD. Gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar ai ka thënë se partia nën drejtimin e tij “do të zgjonte luanin”, megjithatë diçka tjetër e mori vëmendjen.
Disa deputetë demokratë nuk ishin të pranishëm në Kuvend, duke filluar nga Gazmend Bardhi.
Veç tij u vunë re mungesat e deputetëve Ferdinand Xhaferaj, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Dhurata Çupi, pjesë e grupit të deputëve që kanë vendosur të mos shkojnë në Kuvendin e sotëm.
Xhaferaj dhe Gjekmarkaj kanë bërë deklarata të forta publike kundër Berishës duke theksuar se partia meriton një drejtim të ri.
Diskutime rreth kësaj post