Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar sot tensionet në kampin e muxhahedinëve në Manzë pas kontrolleve nga Policia e Shtetit.
Për një person që vdiq brenda kampit, Berisha fajëson policinë, ndërsa kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
“Jam këtu për të deklaruar sot se në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë. U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë. Ndjehem sot muxhahedin sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie”, u shpreh Berisha.
“Të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm, që e vranë në bukë të vet këta të pabesë, që e vranë në shtet të vet këta të pabesë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tij”, shtoi ai.
Thirrjes për një minutë heshtje i është bashkuar një grup i vogël deputetësh që mbështesin Berishën.
Diskutime rreth kësaj post