Apeli i Posaçëm ka shtyrë vendimin për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë.
Ish-kryeministri i cili ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit, ka ankimuar masën e sigurisë së caktuar ndaj tij.
Seanca pritet të mbahet nesër në orën 09:00, kërkesa e ish-kryeministrit do të shqyrtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.
Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha hyri në prokurorinë e posaçme për herë të parë dhe u pyet si person nën hetim për akuzën e korrupsionit në lidhje me aferën për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Diskutime rreth kësaj post