Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Britania e Madhe ia ka dorëzuar të gjitha dokumentet mbi motivet se përse e kanë shpallur ‘Non Grata’.
Ai tha se nga ana tjetër SHB-ja nuk ia ka dorëzuar, pasi sipas tij, do duhet të lobojë që të mund t’i marrë. Kjo për Berishën është korrupsion, që refuzonte ta bënte.
“Kam marrë dokumentet në Britani pse jam shpallur Non Grata, në SHBA për t’i marrë dokumentet duhet të lobosh, kjo për mua është korrupsion”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post