Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dorëheqjen e shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.
Reagimi i Berishës
Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ, qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, Visho Ajazi.
Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai paguajti me doreheqjen e tij te papritur çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.
Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere.
Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale!
Diskutime rreth kësaj post