I shtynë tetë vite në pushtet me, ‘fajin e ka Saliu’, por duket se edhe mandatin e tretë e kanë nisur me këtë avaz. Qytetarë kanë filluar të tallen hapur dhe viktima e radhës, ka qenë vetë Zëvendës/kryeministri Erion Braçe.
Një qytetar i shkruan në faqen e tij në Facebook, se ka zbuluar një ‘ndërtim pa leje’ te Gjiri i Lalzit të cilin e ka bërë Sali Berisha.
Dhe Braçe i entuziazmuar që e kapi në ‘krim’ Berishën, kafshon grepin dhe i kërkon fotografinë e ndërtimit pa leje. Ajo që i vjen është një kështjellë në rërën në bregut të detit. Kaq ka mjaftuar, që rrjeti të shpërthejë në tallje!
Diskutime rreth kësaj post