Gazetari Blendi Fevziu evidentoi sot 2 pikat e dobëta të ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, Fevziu tha se Berisha duhet të kishte kontestuan drejtimin e PD-së nga Basha më 26 prill e më pas.
Deklarata e Fevziut:
“Berisha ka 2 pika të dobëta. Për mua njëra është që duhet të kishte kontestuar drejtimin nga Basha më 26 prill e më tutje, për humbjen e zgjedhjeve. Kjo është pika e dobët, sepse s’ka sqaruar pse nuk e kontestoi lidershipin e PD pas humbjes. Berisha e ka argumentuar për raportin e OSBE/ OHDIR-it. Ai ka një deklaratë te Syri që thotë standardi im ka qenë dorëheqja, por s’ka folur publikisht. Në fund të gushtit, isha duke dëgjuar fjalimit të Ramës kur vendosi qeverinë, sepse unë s’jam dakord, me leximin e emrave të ministrit, sepse krijohet një model që s’kam qenë dakord edhe 30 vite më parë.
Në fjalimin që shpalli qeverinë, Rama e nisi me kritika dhe tha njerëzve të tij tha që s’kemi bërë aq sa duhet, s’kemi bërë aq sa meritojmë. Ndërkohë në një paralele, Basha thoshte jemi krenar, ngrini kokat lartë. Unë edhe pas emisionit, kur ka momente që shkon keq bëjmë mbledhje. Në PD nuk u bë asnjë takim, për të thënë se ‘çfarë na ndodhi’. Rama fitoi zgjedhjet, është i pa kontestueshëm sot, ndërkohë në kryesinë e partisë futi Dimtir Bushatin, ndërsa në PD nuk hyri asnjë nga kritikat e Bashës. Agron Shehaj mori 20% e votave, e meritonte të ishte në kryesi. Nëse do të bësh parti për të fituar zgjedhjet, ajo bëhet e hapur. Në Partinë Demokratike ka njerëz që kanë rrezikuar jetën e tyre si ushtarë të UÇK-së, por lanë në krye një 40-vjeçar.”, tha Fevziu.
Diskutime rreth kësaj post