Sali Berisha ka dhënë më në fund versionin e tij për prishjen e miqësisë me Mero Bazen. Megjithëse prej 8 vitesh ai vetëm kishte hedhur epitete fyese kundër gazetarit me të cilin ka mbajtur një raport të gjatë, vetëm tani ai ka dhënë versionin e tij të fakteve në një intervistë për Syri.net. Sipas versionit aktual që ka nxjerrë ish kryeministri shkak për të ndarë rrugët mes tyre kanë qenë shitja e gazetës Tema tek biznesmeni Besnik Sulo dhe së dyti futja e shtypshkronjës së kësaj gazete pa doganë.
“Miqësia ka qenë kur ai vinte tek unë, që të jemi realistë. Unë miqtë kollaj nuk i lëshoj. Kurse ai sapo kërkoi të kalonte shtypshkronjën pa doganë i thashë harroje, dhe sapo bëri aktin e larjes së parave i kërkova agjencive respektimin që të bëjnë punën e tyre. Dhe e bëri me çorapen e Partisë, se çorapja Patrisë është Besnik Sula, atij ja shiti, nga 500 mijë tha se ja shiti për 1 mijë dollarë” – ka treguar Berisha.
Por, po ti kthehemi fakteve miqësia e ish kryeministrit me Bazen është prishur shumë më pas sesa këto data që kujton ish kryeministri. Gazeta Tema është shitur në fund të vitit 2005. Po ashtu edhe shtypshkronja e saj është blerë pak kohë më pas. Ndërsa edhe pas këtyre akteve baze ka qenë një njeri i afërt i doktorit. Ai ishte një nga mbështetësit e zjarrtë të fushatës së Sokol Olldashit në Tiranë në 2007 dhe ka vazhduar të jetë mik me Berishën deri në fillim të vitit 2008, sipas njerëzve të PD. E gjithë kjo kronologji e bën tejet të dyshimtë versionin e Berishës.
Aq më të shumë i shton këto dyshime fakti se pasi e vizaton me ngjyra negative Bazen Berisha e ka të vështirë ti përgjigjet pyetjes së gazetarit Peka: “Po kur e njihnit kështu pse e mbanit mik?
“Tani, nuk ka pse më shtrohet mua kjo pyetje, kjo pyetje duhet ti shtrohet Edi Ramës, të cilit i ka botuar dosjen e mjekimit 13 vite, që ka rekrutuar Ramën me dosjen e gjykatës për gjyqin për të njohur të birin, dhe dosjen e klinikës psikiatrike. I ka botuar ai këto dhe tani ai është njeriu më i afërt” – ka thënë Berisha duke iu shmangur pyetjes.
Diskutime rreth kësaj post