Në seancën e sotme kuvendore, ky u diskutua projektbuxheti, ka marrë fjalën ish- kryeministri erisha. Ai akuzoi kryeministrin Rama si mashtrues ordiner për borxhet, ndërsa tha se as ai, por as ministrat e kabinetit, që për Berishën janë një organizatë kriminale, nuk duan t’ja dinë për varfërinë në vend. Duke iu referuar të dhënave të raportit të BB-së për vitin 2015-të, Berisha shtoi se niveli i varfërisë në Shqipëri është 47%.
“Mos mashtroni në këtë mënyrë o të paskrupullit, Raporti i BB flet qartë. Në Shqipëri po talleni me të varfrit. Kjo ndodhte vetëm në diktaturë. Ky është nipi i Spiro Kolekës, xhelatit të intelektualëve, i biri i Kristaq Ramës, xhelatit të Havzi Nelës, këta as që e çajnë mendaren fare për varfërinë”.
Gjithashtu, ai ironizon Ramën duke thënë: “Sëmuret në çdo udhëtim që bën, e zë rruga. Jo nga problemet shëndetësore, sëmuret se e di që rrugët nuk i ka të tijat, e hanë rrugët…”.
Diskutime rreth kësaj post