Ish-kryeministri Berisha gjatë fjlaës së tij në Kuvend nuk ka anashkaluar edhe deputetin e PS-së Alkket Hyseni i cili është denoncuar nga një qytetare se i ka grabitur pronën prej 11 mijë metra katror në bregdet.
Por jo vetëm kaq Hyseni mësohet se ndërtuesi i një fshati turistik në Golem, e ka paditur në vitin 2014, Hysenin se i kishte zaptuar një sipërfaqe toke pranë viles tre katëshe që deputeti kishte blerë në vitin 2007 në plazh.
Berisha në fund të fjalës së tij ku iu kundërpërgjigj Ramës për taksën në Rrugën e Kombit iu drejtua Hysenit me fjalët:
“Alket rri ti, se edhe ti do të ndiqesh, do të vijë koha Alket, sot të mbron Rama, por nesër…të them zgjidh çelinë, zgjidh çelinë se hajdut tokash si ti nuk ka”.
Diskutime rreth kësaj post