Partia Demokratike i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me një kërkesë për konstatimin e pavlefshmërisë së procesit të zgjedhjes së kryetarit të PDSH në datën 13 qershor 2021 dhe çrregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetari i PDSH nga Regjistri i Partive Politike.
Po ashtu PD kërkon çrregjistrimin e Bashës për shkak të faktit të njohur të dorëheqjes së tij.
Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës nga Edit Harxhi, anëtarja e kryesisë së PD, të drejtuar nga Berisha.
Gjithashtu PD kërkon dhe sigurimin e padisë, përmes pezullimit të përdorimit të të dhënave të PDSH, emrit të partisë, logos, shkronjave nistore, vulës, emrit të kryetarit, si dhe ndalimit të lëshimit të vërtetimeve mbi këto të dhëna nga Regjistri i Partive Politike pranë Gjykatës së Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post