5 janari i cili është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit, i ka lënë Bashës që të lirojë selinë e PD-së, sipas ish-presidentit Bamir Topi, këtë çështje do ta zgjidhë gjykata, ndërsa nuk bëri parashikime për ndonjë përplasje.
Deklarata e Topit:
“Përderisa çështja ka shkuar në gjykatë ka një lloj qëndrimi, punohet në dy linja. Një linjë është juridike që e ka gjykata dhe linja tjetër është politike dhe luajnë me presione. por në fund fare do ë vendosë gjykata. Do vendosja mbi bazë të parimeve! Të dy janë pjesë e vendimmarrjeve që kanë lënë shije shumë të hidhur në të kaluarën dhe një nga këto është si është zgjedhur Basha në krye të PD-së. Problemi është se gjykata ka të dhëna të mjaftueshme për t’i ndarë proceset nga njëri-tjetri”, tha Topi.
Diskutime rreth kësaj post