Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha i dha sot ultimatum të largohet deri në 5 janar, kryedemokrati Lulzim Basha i dha një përgjigje të prerë. Në konferencën me gazetarët, Lulzim Basha shfrenoi gjuhën, teksa u pyet pikërisht për ultimatumin që mori paraditen e sotme se duhet të lirojë zyrën në 5 janar ose do të nxirret me forcë.
“PD i ka marrë vendimet e veta. Kuvendi i 18 dhjetorit është jo vetëm ndarje me të shkuara, por edhe përqafimi me të ardhmen. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige. Ndjesë shqiptarëve që filtrat tona kanë dështuar”, deklaroi Basha.
Sipas Bashës, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë mendjen tek karriget, duke i cilësuar si hajdutë dhe se vendin e kanë në burg.
“Ata që merak të vetëm paskan karrigen dhe që dje i lidhte vetëm karrigia dhe papritur na bëjnë si filozofë. Janë hajdutë që kanë rrjepur PD-në, e kanë vendin në burg, bashkë me kolegët e tyre socialistë”,- tha kreu i demokratëve.
Nuk kurseu ironinë as për Komisionin e Rithemelimit. “Komisioni i Rithemelimit të qofteve apo bilardove? Çfarë Kuvendi? Nuk ka delagatë. Mos harxhoni as kohën time dhe tuajën”, tha Basha.
Teksa gazetarët i kujtojnë se ata mbajnë konferenca në selinë e PD, kryedemokrati shprehet: “Përsa kohë mbajë teserën e PD-së dhe këshilli kombëtar nuk ka marrë vendime nuk kemi ndërmend ti eklendisim. Duan apo nuk duan tubi i oksigjenit të Ramës nuk kemi ndërmend të merremi me ata.”
Diskutime rreth kësaj post