Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në dritaren e banesës ju ka bërë thirrje për bashkim deputetëve demokratë që nuk janë në grupin e tij.
Berisha tha se ata e kanë vendin tek tek elektorati i PD dhe se janë të mirëpritur në grupin parlamentar të PD-së. Ai shtoi më tej se ka ardhur koha të harrojnë betejën me njëri tjetrin dhe të luftojnë ndaj kryeministrit Edi Rama.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Asgjë nuk mund të ndajë demokratë e betuar për të qenë opozitë e vërtetë. Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD. Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën.
Se dhjetëra mijëra zgjedhës u votuan ju me këtë flamur, ndaj dhe jeni të mirëpritur. Jeni të mirëpritur në gjirin e grupit parlamentar të PD. Beteja e madhe është përpara. Të harrojmë dhe arkivojmë njëherë e mirë betejën njëri me tjetrin.
T’i përvishemi Edi Ramës në emër të atyre qindra e mijëra shqiptarëve që vuajnë nën regjimin e tij. Përgëzoj të gjithë ata demokrate e demokratë, të cilët që sot kanë marrë dhe po marrin vendimet e duhura. I garantoj se beteja dhe fitorja do të jetë fati ynë!
Diskutime rreth kësaj post