Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, pasi është shprehur se ky i fundit ka folur kundër tij te partnerët ndërkombëtarë, të cilëve u thoshte se vendimet në PD i merr Berisha.
Berisha tregoi edhe për takimet që ka çdo ditë me demokratët, të cilët sipas tij i thonë që nuk e duan Bashësn, por e kanë mbështetur vetëm për shkak të tij.
Deklarata e Berishës:
“Të gjithë më kanë thënë hapur në sy” “Doktor, ne atë nuk e kemi dashur. Ne atë e kemi mbështetur sepse e mbështet doktori”. Juve mund t’ju duket çudi, por unë në këto përmasa, jua them me sinqeritet, nuk e njihja këtë. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja nga mëngjesi në darkë vetëm për interesa të PD, ahtu siç gjykoja unë. Në 8 vite ju garantoj që nuk gjen njerëz që të kem arritur t’i promovoj në PD. Prkundrazi, ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kishin punuar me mua, por asnjëherë nuk i thashë. Unë i shihja se si largoheshin njëri pas tjetrit. Nuk e kisha idenë se njerëzit mendonin kaq shumë se isha mbështetja e tij pa kushte. Jam i bindur se kjo ka ekzistuar tashmë që ma thanë çdo ditë çdo njeri që takova.
Kam qenë para tij avokat i tyre dhe vetëm i demokratëve. Jam betuar që nuk kthehem më. Isha i betuar që, njëri po të mbetet, i dyti do jem unë. Unë nuk kisha projekt, por humbi zgjedhjet e 2017-ës, jep dorëheqjen i kam thënë. “Jo”, më tha, nuk e jap. Për interes të karriges së tij, deklaruar fshehtas te të huaj dhe shqiptarë se “unë vendimet nuk i marr, por i merr Berisha”. Po të hapim llogaritë, vendimet e mia kanë qenë këto: Kam bërë gjithçka që këto zgjedhje të mos bojkotohen.
Kam bërë gjithçka për lartësimin e tij, por kompanisë së huaj që punonte për fitoren tonë i kam thënë: Zotëria është lider i thyer! Ata menjëherë u tërhoqën. “E ka thyer veten, i thashë, sepse në vitin 2017 nxori eksponentët kryesorë të PD dhe i ekzekutoi politikisht. E dyta, u bë një marrëveshje”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post