Ish-kryeministri Sali Berisha, sot do të zhvillojë “Foltoren” e radhës me Lidhjen Demokratike të Grave, me mesazhin me mesazhin për një PD më të hapur, më të bashkuar, më të fortë.
Kryetarja e LDG, Albana Vokshi, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se takimi në orën 17:00 në Hotel Rogner.
Postimi:
“FOLTORJA E GRAVE DEMOKRATE! Sot, ora 17.00, Hotel Rogner, Salla Antigone. #LDGSH”, shkruan Vokshi në postimin e saj.
Kujtojmë që pak ditë më pare, Vokshi doli hapur në mbështetje të Berishës, duke i dalë kështu kundër kreut të PD, Lulzim Bashës.
Vokshi doli në krah të Sali Berishës, duke u shprehur publikisht kundër Bashës, kur ai shpalli zgjedhjet për kryetar të LDGSH.
Diskutime rreth kësaj post