Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për lirimin nga burgu të ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako i cili ishte nën masën arrest me burg për çështjen e inceneratorëve.
Nga Gjirokastra ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, Berisha tha se qeveria e liroi Bllakon nga frika se ai do të fliste lidhur me skandalin e inceneratorëve.
Sipas Berishës, Bllako nuk është në krye të aferës, pasi është Rama ai që ka firmosur kontratat në kundërshtim me ligjin.
“Këta janë armiqtë tanë, sepse dhunojnë votën. Nuk e themi ne, por e gjithë bota. Këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. E liruan atë të inceneratorëve se do fliste ai. Nuk është gjë ai, është një fajtor por nuk është kërrkund në krye të aferës së inceneratorëve. Kreu është Edi Rama, i cili firmosi kontratën edhe kur Enti i Prokurimeve i tha që nuk firmoset kjo.
Këta vjedhin me valixhe. Si u shkatërrua universiteti. U shkatërrua sepse Edi Rama u korruptua nga universiteti privat. Universiteti kishte dy vite që më kërkonte mua të ulja mesataren. Sa erdhi Rama e lëvizi mesataren sepse i çuan valixhet me lekë. I bëri të gjitha mbi bazë konflikti dhe korrupsioni.
Këto do marrin fund. Më e dhimbshmja është ajo që ndodhi vjet. 3000 vdekje më shumë se lindje. Kjo do marrë një përgjigje përfundimtare. PD do bëjë politika që lindjet të dominojnë më shumë mbi vdekjet. Nuk ka vend më të pasur se Shqipëria, nuk ka tokë më pjellore. Nuk ka vend me pasuri të tjera, por ato janë shndërruar në mallkim për qytetarët shqiptarë sepse vidhen nga qeveritarët dhe klientela e tyre. Mbetem i bindur, se sëbashku ne të betuar për të shpëtuar Gjirokastrën dhe Shqipërinë si patriotë, si njerëz që e duam këtë vend.”-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post