Debat i ashpër dhe akuza të forta në seancën plenare gjatë ditës së sotme mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist Taulant Balla.
Berisha ka sulmuar SPAK-un, duke e quajtur si drejtësi me regji nga Edi Rama, ndërsa është shprehur se si Vangjush Dako duhet të arrestohet edhe Erjon Veliaj. Berisha ka përmendur disa prej arrestimeve të fundit të kryera me urdhër të SPAK për korrupsion të zyrtarvëe të lartë.
“Gjushi burgoset për një pallat se i janë shtuar disa kate, po ky gjushi i Tiranës që ka dhjetra pallate, kate mbi kate, kalon pa i hyrë gjembi në këmbë. Gjushi dënohet për një tender që i ka shumëfishuar vlerën, po gjushi i Tiranës që i vjedh qytetarët për çdo ton plehrash 21 euro, 18 euro. Ky është vendi i diskriminimeve më të tmerrshme. Punonjësja e shëndetësisë që mori ryshfet meriton plotësisht dënimin. A e dini ju se KLSH prej muaj e muaj i ka dorëzuar zonjës, ia mbyll Edi Rama. Ia ka dorëzuar “skap”-it, është me regji”, ka deklaruar Berisha në Kuvend.
Por e ashpër ka qenë përgjigja e deputetit Balla, i cili i ka përmendur Berishës disa prej aferave më të mëdha korruptive qindra-miliona dollarëshe për të cilat socialistët e kanë akuzuar vazhdimisht.
Balla tha se Berisha duhet të ishte para drejtësisë dhe prokurorëve për vrasjet ne 21 Janar, aferën e CEZ dhe çështje të tjera.
“Sali Berisha të marrë nëpër gojë edhe Dakon se ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati. Drejtësia bëri detyrën e vetë, mirë është që drejtësia ta bëjë detyrën njëlloj për të gjithë. Por që të vijë këtu Sali Berisha që ka vrarë për të shpërdoruar detyrën, unë nuk e di se çfarë bën prokuroria e Tiranës, se aty mbahet peng. Të vijë këtu Sali Berisha dhe të thotë që sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë…ndërkohë që ky ngre akuza dhe në orën 11:00 sot duhet të ishte përballë meje, prokurorit dhe gjyqtares. Ky nuk vjen aty. Ky bën gjithçka, madje e komplekson edhe SPAK-un. Se nuk i thotë rastësisht “skap”. Ky po e thirrën një ditë në SPAK nuk shkon, do bëjë të sëmurin por ky këllqe dhe prapanicë të shkojë para prokurorit nuk ka. Flet ky në emër të drejtësisë amerikane, ky që SHBA e kanë shpallur me vulë dhe firmë që nuk hyn dot në SHBA për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë. Çfarë pret drejtësia në këtë vend përpara se t’i drejtohet SHBA dhe Britanisë, kur e akuzon për vepra korruptive me emra. Bashkëpunim me Damir Fazlliç për 1, 2, 3 gjëra”, deklaroi Balla.
Diskutime rreth kësaj post