Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në Forumin e IX-të Global në Azerbaixhan se rajoni ka bërë progres të madh në procesin e integrimit, por sa i përket sigurisë, është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte.
Sipas Berishës arsyeja kryesore janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit që mban pezull konfliktet.
Më tej ai shtoi se ka një ndikim të fortë rus në rajon ndërsa së treti theksoi se krimi i organizuar është i lidhur me pushtetet autokratike të korruptuara.
Fjala e plotë:
“Gadishulli i Ballkanit eshte fatkeqesisht rajoni qe ka prodhuar ne te shkuaren me shume luftra dhe me shume histori se çdo rajon tjeter ne Europe.
Sot pas konfliktit te fundit te viteve ‘90te te shekullit qe shkoi, 3 nga 6 vendet e BP jane antare te Natos dhe per definicion, prodhojne siguri. Po keshtu, 4 nga 6 vendet e BP kane marre statusin e vendit kandidat per ne BE dhe dy prej tyre kane hapur negociatat per anetaresim ne BE.
Por megjithe keto ndryshime pozitive te jashtzakonshme ne fushen e sigurise, perseri me duhet te them se ne kete fushe, Ballkani perendimor ndodhet ne udhekryq, dhe tani pas mbi 23 viteve nga konflikti i fundit, progresi drejt nje paqeje te qendrueshme eshte modest dhe jo kurre ai qe duhet, apo pritej te ishte.
Une mendoj se shkaqet kryesore te udhekryqit te sotem jane:
1-Plaget e pambyllura te konflikteve te shkuara dhe hijet e ultranacionalizmit jane prezent dhe ai po e mban “on hold” konfliktin.
2- influenca e forte ruse ne rajon dhe
3- krimi i organizuar ne shkallen me te larte, i lidhur me pushtetin autokratik dhe korrupsioni ne te gjitha nivelet.
Keshtu, sot pas 23 vitesh, ndonee midis Kosoves dhe Serbise jane firmosur ne Bruksel dhjetra e dhjetra marreveshjesh, disa te zbatuara ,te tjera thjesht ne leter.
Presidenti i Serbise ne viziten e tij te fundit ne Veri te Kosoves ne çdo takim do te deklaronte se Serbia do behet me e madhe dhe se Millosheviçi ishte udheheqes i madh por qe beri gabime. Kurse dy jave me pare, po Presidenti Vuçiç ne betimin e tij inagural ne parlament per mandatin e tij te ri do betohej se ai do mbronte sovranitatin dhe integritetin Kosoves se pavarur si pjese e Republikes se Serbise.
Mendoj se keto qendrime nuk i sherbejne aspak nje marreveshjeje midis dy vendeve. Ato deshmojne se Serbia po e mban konfliktin On Hold dhe po te shtojme ketu armatosjen e saj me arme te shumta ruse dhe kineze ne nje kohe qe Serbine nuk e kercenon asnje vend kjo perben nje shqetesim serioz.
Marreveshjen e kane penguar dhe e pengojne dhe dy nisma tjera si:
Nisma per ndryshimin e kufijve dhe shkembimin e teritorve pra vendosjen e kufijve mbi baza te pasterta etnike midis Kosoves dhe Serbise.
Kjo nisme e vjeter e fillimit te viteve 90 te shekullit te shkuar e Milloshviçit u paraqit nga pak vite me pare nga Fondacioni i Shoqerise se Hapur ne Beograd. Kjo nisme e cila paraqitej si zgjidhje per 3 komuna serbe ne Veri te Kosoves dhe tre komuna shqiptare ne juge te Serbise, ishte tejet e rrezikshme pasi ajo hapte kutine e pandores ne rajonin ku egzistojne disa zona te ngjashme si ajo e veriut te Kosoves. Kjo nisme mbeshtetej nga Rusia por fatkeqesisht ndonese vinte ne kundershtim me te gjitha aktet nderkombetare dhe kombetare mbi te cilat ishte shpallur pavaresia e Kosoves, gjeti mbeshtetje jo te vogel per shkak te lobimit te multimiliardierit George Soros ne Bruksel dhe ne Washington.
Natyrisht ajo deshtoi por deshtimi i saj riktheu procesin mbrapa ne kohe.
Nje zhvillim tjeter qe ka penguar mendoj une progresin drejt nje marreveshje paqeje te qendrueshme midis Kosoves dhe Serbise ka qene dhe iniciative e Minishengenit te Ballkanit Perendimor e shpallur nga presidenti i Serbise ne tetor te 2019 ne Novi Sad ne nje takim me kryeministrat e Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.
I bazuar ne nje traktat sekret, them sekret sepse kurre nuk eshte publikuar qofte edhe nje kapitull nga ky traktat.
Kjo nisme me vone ne nderim te George Soros si promotor kryesor i saj mori emrin Ballkani i Hapur dhe perfundoi e u konsolidua si nje aleance trilaterale Beograd-Shkup-Tirane pasi vendet tjera, Kosova, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi nuk u antaresuan ne kete nisme. Ato e konsideruan ate si nje nisme qe rikthen hegjemonine e Serbise ne rajon dhe se bashku me te edhe influencen ruse ne rajon.
Perveç ketyre, ne nje rajon me te shkuar te afert fort konfliktuale aleancat e veçanta bi apo trilaterale qe nuk mbeshteten nga te tjeret jane te panevojshme as dhe te dobishme dhe duhet shmangur mbasi me shume krijojne probleme se sa zgjidhin.
Rikujtoj ketu se te nesermen e anullimit te vizites se tij ne Beograd per shkak te bllokimit te hapsires ajrore nga vendet antare te NATOs per avionin e tij Sergej Lavrov deklaroi se nje nga qellimet kryesore te vizites se tij ne Beograd ishte te mbeshteste nismen Ballkani i Hapur pasi sipas tij Brukseli kerkon Ballkanin e mbyllur.
E verteta eshte se Brukseli dmth Nisma e Berlinit i cili filloi vite me pare, nuk kerkon Ballkanin e mbyllur por Ballkanin e hapur dhe tregun e perbashket rajonal te 6 shteteve te barabarta te Ballkanit Perendimor dhe eshte projekti i duhur per rajonin.
Duke perfunduar mendoj se:
Procesi i Berlinit eshte nje nisme dobishme dhe duhet ndjekur duke deshmuar keshtu plotesisht ate qe dihej, se kjo nisme pershtatej plotesisht me interesat e Rusise ne rajon.
Misteri ketu qendron se çfare e bashkon ne nje projekt George Soros me Lavrovin?
Mbeshteja nga George Soros e projekteve qe mbeshtet Rusia ne rajon perben nje problem per rajonin.
Nje marreveshje midis Kosoves dhe Serbise e bazuar ne ligjin nderkombetar qe duhet te garantoje njohjen reciproke te te dy vendeve, eshte e domosdoshme.
Se treti, SHBA kane qene aksionere kryesore ne nderprejen e konflikteve ne rajon, ndaj dhe mendoj se nje ndermjetesim i perbashket i Brukselit dhe Washingtonit eshte i domosdoshem per arritjen e nje marrveshje paqeje te qendrueshme.
Ne 150 vitet e fundit te gjitha marreveshjet ne kete gadishull kane qene jo me vullnet te plote, por me vullnet te pjeseshem dhe imponim ndaj dhe kjo marreveshje e domosdoshme veshtire se do te beje perjashtim.
Se fundmi, per 6 vendet e Ballkanit perendimor, integrimi ne BE eshte jetik, ne kete kontekst hapja e negociatve le te shpresojme se ne fund te ketij muaji, vendimi per hapjen e negociateve me Shqiperine dhe Maqedinine e Veriut do te jete pozitiv.
Ajo qe mund te them eshte se sot absolutisht Serbia vete e mban konfliktin “on hold”!”-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post