Ish-kryeministri Sali Berisha sot feston ditëlindjen dhe si gjithmonë urime të pafundme janë bërë në drejtim të tij duke i uruar sa më shumë vite jetë në politikën shqiptare.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha falenderon të gjithë shqiptarët të cilët e kanë uruar, duke shkruar se sapo ka hyrë në vitin e katërt të vjeshtës së tij si pranverë.
“Miq, sot 73 vjeç! Hyra ne vitin e katert te vjeshtes time si pranvere! Mirenjohje te pakufishme per familjen time dhe te gjithe ju. Lavdi Zotit! Paçi bekimin e Tij! Sb”- shkruan Berisha në Facebook.
Por nëse i hedhim një sy tryezës së ish-kryeministrit dhe biblotekës pas tij, bie qartë numri i librave dhe se si Berisha i ka kushtuar një vend të veçantë nipit të tij në zyrë, duke e vendosur në fotografi.
Ndërkohë në tryezë Berisha ka vendosur në kornizë “pemën e familjes Berisha”. Ish-kryeministri sot festoon 73-vjetorin e lindjes.
Diskutime rreth kësaj post