Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë para simpatizantëve të tij pasi Gjykata e Apelit vendosi ditën e sotme t’i japë vulën dhe logon e Partisë Demokratike zyrtare.
Berisha u shpreh se u kërkua që flamuri i Partisë Demokratike “të zhdukej”, ndërsa shtoi se vendimi i sotëm është një fitore historike.
Fjala e Berishës:
Të dashur demokrate dhe demokratë në Shqipëri dhe kudo që jeni sonte! Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur! Simpatizante dhe simpatizantë të Partisë Demokratike! Sot është një nga ditët më të veçanta në historinë, në përpjekjen e shqiptarëve për demokraci. Në 33 vite, ne së bashku kemi kaluar plot ditë gëzimi. Kemi shënuar fitore historike për kombin.
Kemi realizuar projekte jetëndryshuese për shqiptarët.
Kemi fituar zgjedhjet, madje kemi pasur edhe fatin dhe bekimin e rrallë, që shumë pak vetave u jepet në kohëra, që të ndajmë epokat dhe të ndryshojmë historinë. Nga kjo kronologji ngjarjesh, gëzimesh, fitorja për të cilën duhet të ndihemi më shumë krenarë, është fitorja e sotmja kundër diktaturës të bazuar në aleancën me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Duhet të ndjehemi sot krenarë që sepse qëndruam fort për këtë flamur! Fakti që ky flamur sot dhe përjetë na përket ne është një mrekulli e lirisë për të gjithë shqiptarët!
Sepse të gjithë e pamë çfarë ndodhi. Këtë flamur kërkuan ta zhdukin! Çdo pushtues, çdo barbar kur ngul kthetrat e sundimit në një komb apo shoqëri, më së pari kërkon të shkatërrojë simbolet e vlerave. Shqiptarët e dinë këtë më mirë se kushdo tjetër. Sepse në një nga kapitujt më të nxirë të historisë sonë, regjimi i Enver Hoxhës shkatërroi simbolet fetare, përdhosi simbolet kombëtare. Në 45 vite diktaturë komuniste me persekutime, tortura dhe vrasje, akti makabër ndaj simboleve do të mbetët një nga krimet më tronditëse nga histori.
Dhe jo shumë vonë, Zoti dhe kombi shqiptar i dënuan ata për gjithë krimet e tyre ndaj shqiptarëve. Duke sjellë në jetë këtë flamur ngjyrë blu, këtë flamur që u priu shqiptarëve në vitin 1992, dhe rrëzuan diktaturën më të egër në Europë, sot çdo shqiptar ndjen flladin e lirisë qëpo vjen. Sot më shumë se kurrë sepse historinë po kërkojnë ta ndryshojnë. Ky flamur realizoi të pamundurën. Shembi komunizmin. Kjo ndodhi sepse te ky flamur u derdh besimi i gjithë shqiptarëve për mundësitë e pafundme që ofron ky komb i bekuar.
Te ky flamur lindi ëndrra e shqiptarëve për liri. Dhe me këtë flamur demokracia në Shqipëri erdhi në jetë! Ishte nën shëmbëlltyrën e këtij flamuri, që Shqipëria nga honet e historisëm, u bë zonje dhe u ngjit në piedestalin e fitoreve të mëdha dhe me këtë flamur ajo do bëhet zonjë e rëndë ashtu siç e deshën ata që e themeluan.
Diskutime rreth kësaj post