Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast flagrant të prishjes së një kulle në Malësinë e Madhe, pronë e Prek Calit, njërës prej figurave të rezistencës anti- komuniste të kohës së diktaturës.
Berisha poston denoncimin e një qytetari i cili sqaron se emigrantët kishin mbledhur para vullnetarisht për të rehabilituar kullën e Calit, por fadromat e Bashkisë së Malësisë së Madhe kanë shembur muret e shëtëpisë së Prek Calit.
Për më tepër lexoni denoncimin e postuar nga Berisha.
Qytetari dixhital denoncon:
Edvin Kristaq Ramën, që në një akt hakmarrjeje primitive atërore po rrafshon me fadroma Kullën e heroit legjendar të rezistencës anti-komuniste të veriut të Shqipërisë, Prek Cali! Sb
“Përshëndetje z. Berisha ju shkruaj për një shqetësim kombëtar, sot fadromat e Bashkisë Malësi e Madhe shembën muret e shtëpisë së heroit, prijësit dhe atdhetarit tonë Prek Cali. Shtëpia e tij ka qenë e amortizuar 80% dhe populli i Vermoshit që jeton në Amerikë mblodhi fondet për rindërtimin e saj. Punimet filluan para një muaji sot ishte në përfundim kati i I por fadromat e kuqe të komunizmit e rrëzuan për të dytën herë heroin tonë. Gjithë komuniteti është i shqetësuar dhe i revoltuar. Të lutem publikoje, me respekt nga Vermoshi”.
Diskutime rreth kësaj post