Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se Sali Berisha është kapur gafil dhe kjo sipas tij nuk i falet. Kjo situatë siç u shpreh Patozi është një faturë që po paguhet nga PD, ndërkohë që Berisha “ka marrë flamurin e të viktimizuarit nga pjella e vet politike”.
“Është shenjë e qartë që Berisha nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë betejën. Nuk besoj se pretendon të rikthehet në krye por një gjë është e qartë ai ka marrë flamurin e të viktimizuarit nga pjella e vet politike. Ai do të futet në betejë me të gjithë.
Sot mund të flitet për një faturë që PD është duke e paguar plotësisht me meritë që e çuan në këtë gjendje dhe përgjegjësit janë Basha dhe Berisha, të cilëve tashmë u është kthyer si mallkim. Berisha është kapur gafil dhe kjo nuk i falet sepse duhet ta kishte kapur këtë. Nga ana tjetër duke qenë pa skenar, ai po e lë kohën të rrjedhe. Ai po bën dy gjëra që, po kërkon që kushdo që është me të duhet ta ndërshkojë Bashën dhe nga ana tjetër një bombë që i ka ardhur në gardhin e vet do ta zhvendosë”, – tha Patozi për MCN TV.
Diskutime rreth kësaj post