Ish-kryeministri Sali Berisha ka drejtuar akuza të tjera për Engjëll Agaçin, duke u shprehur se ky i fundit “bën dhurata 30-hektarësh” dhe “firmos mbi procedura të ndaluara me ligj, vetëm e vetëm për të vjedhur”.
Berisha:
“Miqtë e mi, armik si ky që po zhbin Shqipërinë nga shqiptarët, nuk ka ekzistuar ndonjëherë.
Sot po lexoja treguesin e lindshmërisë në të gjitha vendet e Europës.
Shqipëria, nga pesë vendet e para që qëndronte në vitin 2013, ishte rrokullisur në 4 vendet e fundit për lindshmërinë.
Miqtë e mi, ju në çdo zyrë të keni kujdes se gjeni një kriminel apo armik tuajin.
Po çfarë është Sekretari i Përgjithshëm, Don Agaçio, hajduti që bën dhurata 30-hektarësh, hajduti që firmos mbi procedura të ndaluara me ligj, vetëm e vetëm për të vjedhur.
Hajduti i pamëshirë që firmos procedura për dhënie 8 pikësh kompanive që nuk ekzistojnë.
Qytetarë dhe qytetare, këta që i shihni në televizione, këta që i shihni në lukse dhe pompozë në takime, këta janë armiqtë tuaj të shpërfytyruar.
Këta kanë ndërtuar lustrën e tyre me vjedhjen që u bëjnë ju, me përzënien që u bëjnë ju.
Pa hidhuni një sy ministrave të Rilindjes, hajdutë si ata nuk ka parë toka.
Është bërë famoz Lefter Koka, por ju garantoj se Lefteri krahasuar me ministrat e tjerë, është thjesht hajduti i dobishëm i qeverisë, i përdorur për të vjedhur nga të gjithë të tjerët”, u shpreh ai para simpatizantëve të tij.
Diskutime rreth kësaj post