Ish-kryeministri Sali Berisha gjendet sot në Lushnje ku po mban dhe foltoren e radhës. Berisha u prit me fishëkzjarre dhe brohorima nga lushnjarët, gjë e cila emocionoi edhe vetë ish-kryeministrin.
Në fund të fjalimit, mori fjalën edhe një qytetar i cili me tone të larta sugjeroi “t’I shkulte zemrën” Edi Ramës, fjalë e cila shkaktoi brohorima në sallë.
Qytetari: Doktor në 11 dhjetor në Kuvendin Kombëtar të fillojë revolucioni social, kulturor, demokratik të udhëhequr nga ju. T’i shkulim nga vendi zemrën Edi Ramës. T’ia shkulim zemrën (ovacione në sallë).
Sali Berisha ty të do i gjithë kombi shqiptar, ty të do të gjithë emigrantët që ndodhen nëpër botë. Por na udhëhiq që t’ia shkulim zemrën Edi Ramës.
Diskutime rreth kësaj post