Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pasi Sali Berisha e konsideron si peng të Edi Ramës. Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që Berisha ngriti para shqiptarëve dhe se ai kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.
Ndër të tjera, ish-kreu i PD kërkoi votimin e vettingut për politikanët, si një mundësi për të bërë transparencë dhe treguar se kush është pengu, i korruptuari dhe kush është i lidhur me krimin.
“Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale. Që ti japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë”- shkruan Basha.
Më herët, Berisha tha se Lulzim Basha është shndërruar në një peng në funksion të Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama ia pret fletën e arrestit kur të dojë Lulzim Bashës.
Diskutime rreth kësaj post