Ish-presidenti shqiptar Bamir Topi thotë se Sali Berisha duhet të kërkojë falje për nxjerrjen e opozitës jashtë parlamentit.
“Nuk komentoj gjendjen fiziologjike, emocione apo psikologjike të një personi. Unë njoh rrotacionin përmes votës. Këta janë bashkëpërgjegjës në të njëjtën valë. Unë jam anti-revolucionar, por evolucionar. Ndoshta Berisha u thotë të vetëve se e keni lojën totalisht të humbur.
Sepse ai ka një element të fortë në dorë, të korrigjojë sistemin politik. Duhet të ketë ‘mea culpa’ të fortë për nxjerrjen e opozitës në rrugë. Shikon edhe një pamundësi për të rikuperuar dëmin e largimit të opozitës jashtë parlamentit”, tha Topi në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post