Ndërsa edhe një herë e ka akuzuar Lulzim Bashën si të marr peng nga Kryeministri Rama, në studion e “Opinion” Sali Berisha deklaroi se janë të paktën dy dosje në adresë të tij, me të cilat Basha është bërë peng i Ramës. Berisha specifikoi dosjen Muzin dhe Toyota Yaris.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Fevziu: Si e mendoni ju që Basha është bërë peng?
Berisha: Basha është bërë peng me dosjen Muzin dhe minimumi “Totyto Yaris”.
Fevziu: Muzin është e vitit 2018 dhe Toyota Yaris në 2019? Çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Bashës ?
Berisha: A ka edhe në 2017? Unë nuk mund të shprehem pa fakte. Faktet për 2 dosjet janë tani të pakundërshtueshme. Për dosjen Totyota Yaris i kam kërkuar që në atë kohë! Je Ministër i Brendshëm si e justifikon ti këtë? Më tha: Jo, jo, është më GPS. Ai erdhi, por ata që ai priste nuk shkuan. Dojsa është prioritet i fortë i prokurorisë së Belgjikës, sepse Edi Rama këtu e mbylli dosjen. Ka drejtësi në botë që nuk do të kapte këtë ? Ore zotëri ti prishe hetimin, ku e more vesh ti? Janë këto dosje dhe ç’është e vërteta flitet për të tjera, por kohë do të provojë.
Diskutime rreth kësaj post