Gazetari Poli Hoxha në intervistën e ditës për Dritare.net ka komentuar arrestimin e dhëndrit të Sali Berishës dhe akuzat për ish-kryeministrin lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani.
Hoxha tha se SPAK për herë të parë i hapi rrugë hetimeve në vend lidhur me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe se Berisha mund të merret si i pandehur ndërsa shtoi se ky i fundit në sytë e SHBA-së është parë si minues i demokracisë.
Ndër të tjera theksoi se dhëndri i Berishës nuk është lajmi për hetimet e SPAK, por vetë ish-kryeministri duke shndërruar kështu fillimin e fundit të tranzicionit korruptiv-kriminal.
“Për herë të parë është drejt rrugës për t’u marrë si i pandehur, Berisha, një nga kolonat e tranzicionit shqiptar është protagonist që prej 1990. President, dy herë kryeministër, drejtues i opozitës për kohë të gjatë, nën vazhdimin e SHBA jo vetëm për korrupsion por edhe si minues i demokracisë. Ajo që i ka munguar Shqipërisë në këto 32 vite kanë si rrjedhojë minimin e demokracisë. Lajm nuk është Malltezi, është koleteral i asaj që ka bërë Berisha. Nëse nuk do ishte dhëndri i Berishës nuk do ishte ndërtuesi më i madh, kanë marrë pafund leje. Nuk kemi të bëjmë vetëm me fatin e një individi. Por fillimin e një historie të re, fillimin e fundit të tranzicionit korruptiv-kriminal”, tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post