Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu teksa nxori në pah dështimin e sistemit shëndetësor në luftën kundër koronavirusit, u shpreh se politikanët shqiptarë kanë ndërtuar vetëm spitale private që nuk përballohen dot nga qytetarët e thjeshtë.
Madje Spahiu shprehet se Berisha do të mbahet mend si mjeku që nuk vuri asnjë tullë në spitalet ku ai doli si kirurg.
“Edhe pacientët e Covid sot po trajtohen në Spitalet që ndërtoi Enver Hoxha. Berisha, Meta, Rama ndërtuan spitale private si biznese familjare ku fshatarët duhet shesin lopën apo shtëpinë që të paguajnë për t’u mjekuar. Berisha do hyj në histori si mjeku që s’vuri asnjë tullë në spitalet ku ai doli si krirurg. s’kishte as pasion dhe as vizion për të ndërtuar një sistem shëndetësie mbi pacientët dhe rrjetin e sigurimeve”, u shpreh Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post