Ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa, ka fajësuar ish-kreun e PD Lulzim Basha, për situatën e vështirë në të cilën gjendet kjo parti sot.
Në emisionin “Barometri”, teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit që vendosi të mos ia japë vulën e partisë PD-së së drejtuar nga Berisha, Oketa u shpreh i bindur se ky i fundit do ta gjejë një zgjidhje për t’u futur në zgjedhje
“Nuk besoj se PD e Berishës që përfaqëson edhe shumicën e demokratëve do të mbetet jashtë zgjedhjeve, qoftë përmes koalicionit ose kandidimeve të pavarura. Ajo që do të bëjë çudinë më të madhe është që forca më e madhe opozitare do shkojë në zgjedhje me një kryetar të dorëhequr, do përfaqësohet nga një nënkryetar që sillet si kryetar.
Duke lënë mënjanë drejtësinë gjykoj se ky është paradoksi më i madh. Nuk arrij ta kuptoj se si një përfaqësues që ka drejtuar për 8 vjet PD të ketë një moral të tillë politik që ta çoj opozitën deri në këtë pikë që të diskutohet pjesëmarrja në zgjedhje. Berisha do ta gjejë një zgjidhje, por presioni moral dhe qytetar do të rëndojë mbi grupimin Basha-Alibeaj”, tha Oketa.
Diskutime rreth kësaj post