Ditën e sotme, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe kryetari i PD, Sali Berisha, kanë përkujtuar 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.
Rama është mjaftuar me një postim të shkurtër në rrjetet sociale, ku shkruan;
Postimi i Ramës:
“Si sot 23 vjet më parë, me hyrjen forcave të NATO-s u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës”, shkruan ai.
Ndërsa kryedemokrati Berisha, shkruan se kjo është një ditë mirënjohje, për të gjitha ata që dhanë jetët për çlirimin e Kosovës dhe forcave të NATO-s.
Postimi i Berishës:
“23 vjetori i hyrjes se NATO-s ne Kosove! Te dashur miq, si sot 23 vjet me pare, pas tre muajsh bmombradimesh te infrastruktures ushtarake te Beogradit nga fuqite ajrore te NATO-s, trupat toksore te Aleances hyne si çlirimtare ne Kosove. Kjo eshte nje dite e shenuar historike per Kosoven, kombin shqiptar dhe NATO-n. Kjo eshte nje dite mirenjohjeje te pakufijshme per te gjithe ata qe dhane jeten per lirine e Kosoves, per Aleancen e Atllantikut te Veriut, ushtrite dhe vendet anetare te saj, ne veçanti per SHBA-te dhe presidentin Bill Klinton qe udhehoqen e NATO-s per çlirimin e Kosoves. Rrofte Kosova, rrofte NATO! sb”,-shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post