Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, ka hedhur akuza se shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i qeverisë Edi Rama janë ortakë dhe së bashku po sulmojnë kreun e PD-së, Luzim Basha.
Në një deklaratë për mediat, Karabina tha se Berisha “ditën sulmon dhe natën merr leje ndërtimi” dhe sipas saj lëvizjet e ish-kryeminstrit tregojnë frikën nga SPAK.
Sali Berisha dhe ortaku i tij në Aleancën e kullave, Edi Rama, paskan vazhduar avazin e sulmeve ndaj PD dhe kryetarit të saj.
Sali, kullën e ke në SPAK, po hetohet pastrimi i parave në të. Lulzim Basha dhe PD e dërguan në SPAK sepse Lulzim Basha nuk është si ti që ditën sulmon e natën merr leje ndërtimi.
Ngjarja e rëndë në Peqin/ Zbardhen dëshmitë e pasagjerëve, si u vetëvra 55-vjeçarja: Pasagjerja krejt papritur hapi derën e furgonit dhe…
Se sa i zhytur je, ta thanë britanikët dhe amerikanët, ata që të vunë vulën e non gratës.
Levizjet e tua thjesht tregojnë frikën tënde, atë frikën që ti e di mirë se kush ta shkakton ty dhe ortakut tënd Edi Rama, që bëni sikur ziheni për sy e faqe, por në fund mbroni njëri-tjetrin që të mbani dhe ndani pushtetin dhe pasuritë e vëna përmes pushtetit.
Diskutime rreth kësaj post