Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një lidhje me Skype në rubrikën “Opinion’ në News 24 nga Kievi ku ndodhet për një vizitë zyrtare, ika komentuar zhvillimet e fundit politike.
I pyetur për deklaratat e bëra një ditë më parë nga Ilir Meta dhe Sali Berisha ku thanë se do të ketë një koalicion mes tyre, Veliaj tha se kjo nuk i tremb aspak pasi ata nuk kanë më se çfarë t’i japin Shqipërisë.
“Është diçka që shumëzohet me 0, çdo shumëzim me zero prodhon zero, nuk kanë më çfarë i japin Shqipërisë. Nuk di lider botërorë të takohen me Metën dhe Berishën, oferta e tyre për të kyçur Shqipërinë më duket absurde. Nuk kemi folur dot për shkolla në kohën e Kristalit dhe Vitrinat, Meta dhe Berisha e kishin bashkinë e Tiranës por nuk bënë asgjë.
Duhet që Meta të prodhojë foto nga Kabuli për të ilustruar temat e veta, ajri i pastër siç është te Gjiri i Lalzit është dhe në Tiranë. Nëse dikush në këtë proces (inceneratorët) të bëjë gabime, ta ndjekë prokuroria, Rama ka treguar që jo vetëm që nuk mbron, por nuk vret njeri…
Sa kohë që dhe në denoncime qasja e Ramës është ‘kush ka bërë faje të shkojë të japë llogari’, ama që të vrasim për protesta dhe pastaj të krenohemi, kjo nuk ndodh. Janë rrënoja morale që vijnë nëpër këmbë, na duhet një lider i fortë si Rama, ata shumëzohen me zero.
Bashkimi i tyre nuk na tremb, por e bën pak më të qartë situatën. Kur llumi mblidhet në një vend, nuk lë vend për mëdyshje, kontrasti është më i qartë… Vijnë në Tiranë si turistë politikë, pastaj kthehen prapë në pishinë dhe na tregojnë jetën nga deti”, tha Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post