Ish-kryeministri Sali Berisha edhe një herë ka denoncuar sa i përket ndërtimit të Porti të Durrësit. Në një deklaratë për media Berisha tha se kryeministri Edi Rama do i japë një kompanie offshore 1.5 milionë metër katror për ndërtimin e këtij porti.
Ai ndër të tjera tha se kjo ëhstë një aferë e madhe korruptive që bëhet për të pasuruar Ramën.
“Jam sot këtu për të denoncuar për të 100 herë aferën e mafjoze korruptivve të Edi Ramës në portin më kryesor të Shqipërisë, porti i Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim të të gjitha ligjëve të vendit.
Dhënia pa garë e e truallit kudo që të ndodhë është një shkelje flagrante e ligjit të vendit që Shqipëria është e detyruar ti rrespektojë.
Edi Rama deklaron se i ka dhënë një kompani territorin 1.5 mln metër katror të Portit të Durrësit për ndërtimin aty të Dubai City, Emar City apo Rama City dhe jo të shqiptarëve, Dhënia pa garë e 1.5 mln metër katror truall kudo ku do të ndodh kjo është shkelje flagrante e ligjit të vendit, pr dhe e ligjeve ndërkombëtare, që Shiqpëria është e detyruar që t’i respektojë.
Kjo aferë ose kjo megaaferë, megaskandal, është e tillë, askush nuk njeh, meqë kompania është offshor, dhe kjo është e ndaluar me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin tokat shqiptare, kjo bëhet sepse Edi Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin paratë në parajsa fiskale. Edi Rama u lë shqiptarëve vetëm 10% të shpërblimit, ndërsa merr vetë me kompaninë e EMAAR-Rama 90% të fitimit”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post