U trumpetua si një ndër arritjet e mëdha të qeverisë, por dita ditës vendet ku vihen baste e luhet bixhoz po dalin si kërpudhat pas shiut.
Pavarësisht mbylljes me ligj të kompanive të basteve, në Shqipëri aktiviteti vijon ende, e veçanërisht në versionin online. Një rast të tillë ka publikuar këtë të dielë ish kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet denoncimit të një qytetari që sjell me foto se çfarë ndodh në realitet, larg asaj që thotë ligji.
Berisha nga ana e tij shkruan se prapa perdes fshihet Olsi Rama me kompaninë e tij. Sipas Berishës kompania e bastit në pronësi të vëllait të kryeministrit vazhdon “online” dhe e pashqetësuar biznesin.
STATUSI I BERISHES:
Plas bixhozi ne te kater anet, ne krye qendron Olsarena! sb
Doktor kjo eshte bilete per bastet per ndeshjet e sotme te futbollit Poshte shkruhet qe kjo eshte bilete e miratuar edhe nga Ministria e Financave Ne dijenine time bastet vazhdojne tr luhen ne pothuajse te gjitha pikat e meparshme. Nuk vihen vetem bastet e vogla me 100-200 leke te reja. Te tjerat vazhdojne normalisht vihen online.
Ne dijenine time bastet vazhdojne tr luhen ne pothuajse te gjitha pikat e meparshme. Nuk vihen vetem bastet e vogla me 100-200 leke te reja. Te tjerat vazhdojne normalisht vihen online.
Diskutime rreth kësaj post