Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për aksionin e Policisë së Shkodrës, ku u çmontuan sot kamerat e sigurisë që ishin vendosur nga grupe kriminale për të monitoruar ndër të tjera dhe lëvizjet e Policisë së Shtetit.
Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë.
Postimi i plotë i Berishës:
“Krimi kontroll të rreptë të territorit.
Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë!
Ky është narkoshtet!”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post