Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Bulqiza është ndalur edhe tek skandali i McGonigal, për të cilin tha se ai dhe banda e tij gjobiste biznesmenë në emër të Edi Ramës.
Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, që deri më 14 maj të ngrihen në këmbë dhe të dalin në protestë. Askush të mos frikësohet, tha ish-kryeministri. Kreu i PD tha se Rama fshihet, nuk shkon dot në parlament sepse ka frikë dhe shëtit si fantazmë.
“Të dashur miq. Jemi në një betejë dhe kjo betejë kërkon ta bëjë natën ditë, që kandidati për kryetar bashkie Dëfrim Fiku të jetë kryetar bashkie. Të ngrihemi, me të gjithë forcën tonë, të mos përkulemi para asnjë personi. Frikë kanë ata nga ne, frikë kanë hajdutët nga ju, frikë ka Edi Rama, tmerr ka Edi Rama. Nuk vjen dot në parlament, nuk shkon dot në qeveri, shëtit si fantazmë, sepse ka kryer aktet më armiqësore, më anti demokratike, më antikushtetuese.
A mundet një njeri, një shqiptar ti futë thikën, të korruptojë kryezbuluesin e SHBA. Kush e bën atë E morët vesh si banda e tyre kapte biznesmenët me listë për ti gjobitur në emër të Edi Ramës. Koha është të ulemi me cdo shqiptar, me çdo socialist. Duke përjashtuar kryetarin aktual në ikje, i cili ka veset e Edi Ramës dhe ndonjë grup rreth tij, të gjithë socialistë demokrate dhe pa parti shohin me shpresë të madhe, presin me padurim të bashkohemi dhe të ecim drejt fitores.
Nuk është kjo një lëvizje për demokratët, është një lëvizje për shqiptarët, ku jeni thirrur ju demokratë e demokratë, që i besojnë këtij vendi dhe që duhet ti japin një krah, ta ndalojnë nga rrokullisja, duhet ta shohin sërish në këmbë. Deri më 14 maj të jemi të gjithë në këmbë, në fushatë, në protestë”, tha ndër të tjera Berisha.
Diskutime rreth kësaj post