Bajram Begaj, është betuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë si President i ri i vendit, pasues i Ilir Metës, në seancen solemne të ceremonisë së betimit të Begajt si President, kanë marrë pjesë deputetët e shumicës, por edhe Kryeministri Edi Rama bashkë me Ministrat.
Ndërkohë në seancë, nuk kanë munguar edhe deputetët demokratë si ish-kreu i PD, Lulzim Basha, deputeti Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Grida Duma, Oriola Pampuri, Xhalal Mziu, Ina Zhupa, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferri, Jorida Tabaku, Arbër Agalliu.
Gjithashtu, të pranishëm në seancë ishin dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili si dhe deputetja Erisa Xhixho.
Diskutime rreth kësaj post