Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua me mesazhe të forta kryeministrit Edi Rama.
Me flamurin kuqezi në duar dhe i buzëqeshur, Berisha tha se ndodhet në shesh për t’u betuar se nuk do t’ia falë kurrë votën Ramës.
Më tej, kreu i PD premtoi se do të garantojë fjalën e lirë për shqiptarët, duke shtuar prerë se askush nuk do të guxojë ta prekë atë, pasi në të kundërt do të mjerohet.
“Edi Rama, jemi sot këtu për t’u betuar për këtë flamur, se votën kurrë nuk ta falim. Mos luaj me votën, sepse jemi të vendosur të mos frenojmë kurrë. Jemi të vendosur të bëjmë cdo sakrificë, që burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e Shqipërisë, të votojnë me dinjitet, të votojnë të lirë. Edi Rama, ti këto kohë, këto vite, je treguar armik i fjalës së lirë, armik i egër i fjalës së lirë, ke përdorur metodat e frikës dhe terrorit për t’iu mbyllur gojën shqiptarëve. Jam këtu pë të garantuar shqiptarët se fjala e lirë do të jetë motua jonë, do të jetë beteja jonë dhe ata që guxojnë të prekin fjalën, do të mjerohen. Në këtë shesh, disa oratorë folën”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post