Sali Berisha thotë se një front i gjerë opozitar dhe protestat e fuqishme janë rruga e vetme, që sipas tij mund të rrëzohet regjimi i Ramës. Në mbledhjen e kryesisë së PD, Berisha theksoi se krahas analizës, duhet të fillojë puna edhe për krijimin e frontit opozitar.
Edi Rama- tha ai -është një kalbësire që nuk duhet ta gjejë fundin as nga prokurorë, as nga gjykatës, por nga qytetarët.
“Është i domosdoshme një front i gjerë opozitar. Kemi të bëjmë me një regjim dhe jo me një qeveri që ndjek rregulla, por kemi të bëjmë me një narko shtet që ndjek rregullat e mafies. Ku padrinoja merr çdo vendim, çdo ndëshkim, çdo masë dhe në të cilin vota nuk ekziston.
Kemi të bëjmë me një narko shtet, me një regjim, i cili kërkon një front të gjerë opozitar, me të gjitha forcat politike opozitare që duan të përballen me këtë regjim. Me të gjithë elementet e rëndësishëm të opinionit publik, me të gjithë shoqërinë civile e cila nuk mëkohet me fondet dhe udhëzimet e partisë
Krijimi i frontit opozitar duhet të jetë përpjekja jonë madhore dhe duhet të fillohet nga puna, krahas analizës
Edi Rama është një kalbësire që nuk duhet ta gjejë fundin as nga prokurorë, as nga gjykatës, por para së gjithash nga qytetarët shqiptarë. Nuk mund të presim nga ata sepse ata i ka vendosur në komandë të plotë.
Afera ‘metamorfoza’ është regjistruar në janar, u prit sa bandat përmbushën misionin e tyre elektoral dhe pastaj nuk kishin çfarë ti thoshin qeverisë francezë dhe belge dhe Komisionit Evropian që i ka këto të dhëna.
Prandaj fronti opozitar është rëndësi jetike, por përsëri duhet të ndalemi. Historia ka treguar se frontet opozitare kanë përmbysur me votë regjime që kanë respektuar në një shkallë votën. Frontet opozitare kanë dështuar në përmbushjen e narko shteteve.
Ato janë të pazëvendësueshme për një qëllim madhor, për protesta të fuqishme kundër regjimit, dhe sigurisht pastaj gara elektorale.
Fronti opozitar është vendimtar për organizimin e protestave të fuqishme kundër këtij regjimi dhe pas kalimit në një qeveri teknike për zhvillimin e një gare elektorale ku qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Nuk duhet të ketë asnjë iluzion se krijimi i frontit opozitar, hapja dhe analiza e PD do mund të realizojnë qëllimin pa protesta të fuqishme kundra regjimit.
Protestat janë procesi më i vështirë, por këtu qëndron detyra jonë. Ne sot kemi 1 mijë argumente për çdo qytetar për të dëshmuar se me votë ky regjim nuk ikën. Nëse duhet të ndahemi me këtë regjim duhet të sakrifikojmë protesta.
Edi Rama në pamje të parë duket sikur ka mbështetje, por në fakt është më i diskredituar. Si hije e ndjekin aferat, incenetatori, porti i Durrës, afera McGonigal. Përpjekje të jashtëzakonshëm po bën i stërfuqishmi Alex Soros, i cili i ka ardhur si në vaki, çdo tre javë këto kohë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post