Kreu i PD-së Sali Berisha do të mbledhë sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike në selinë blu.
PD ka njoftuar se mbledhja do të mbahet në orën 14:00.
“Në orën 14.00 Kryetari i PD Sali Berisha mbledhje me Grupin Parlamentar të PD në seli”, thuhet në njoftim.
Pritet që në fokus të mbledhjes të jenë primaret në PD për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm dhe protesta e 12 nëntorit kundër qeverisë Rama.
Ndërkohë Berisha ka ndarë edhe një mesazh në rrjetin social “Tik Tok” duke kërkuar mbështetje për procesin e primareve i cili thotë se do të nxjerrë kandidatët që do të formojnë skuadrën e ëndrrave për zgjedhjet lokale.
“Kërkoj një minutë për të ndarë një mesazh shumë të rëndësishëm për ju dhe demokracinë shqiptare. Kandidatët do të jenë prodhimi më i mirë politik që vendi ka njohur ndonjëherë. Ata do të jenë dream team sepse në komunitetet tona ka plot politikanë dhe jo politikanë që kanë zgjidhjet më të mira për qytetet.
Kjo situatë merr zgjidhje me primaret. Në këtë proces çdo kandidat që gjykon se mund të sjellë ndryshimin në qytetin tij është i ftuar të marrë pjesë. PD do të mbështesë fituesin dhe do i krijojë mundësitë për të qenë qytetar të parë të qytetit. Primaret janë ndryshim epokal. I japin fund kryetarokraicsë. Vendosin në piedistal votë. Ky është vetëm fillimi i ndryshimit”, ka deklaruar ai.
Diskutime rreth kësaj post