Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” . Berisha tha se Edi Rama ka lobuar që Presidenti Emmanuel Macron të bënte deklaratën lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Edi Rama pasi u mbyll Samiti, hapi mashtrimin se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë. Padroni i tij i tha varteses së vet t’ia japin këtë dhuratë. Nuk ka kërkuar kurrë sanksione ndaj Serbisë, gënjeu vetëm për të mushtuar kosovarët.
Vizita e parë në histori e një Presidenti francez, padiskutim e jashtëzakonshme, ishte nën ombrellën e Samitit. Edi Rama e njoftoi vizitë tre ose katër ditore, dhe ajo ishte disa orëshe.
Edi Rama loboi në takim që Macron të thoshte deklaratën për vizat… a nuk ishte ky lajmi më i rëndësishëm i vizitës së tij?”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post