Ish-kryeministri Sali Berisha, në “Foltoren” e Devollit, ka deklaruar se ambasadorja Yuri Kim, nuk përfaqëson Amerikën, por George Soros, duke theksuar se Yuri Kim nuk sillet si ambasadore, por si me qenë zëdhënëse e PS.
Berisha theksoi gjithashtu, se miliarderi Soros, dorëzoi drejtësinë në vend në duart e Edi Ramës.
“Lidhur me vendimin, është e vërtetë që Sekretari i Shtetit që më shpalli non grata, përfaqëson SHBA-të në një nga tre pozicionet ndoshta më të larta të atij vendi. Vendimi ishte rezultat fund e krye i lobimit ko*rruptiv të Soros e ndaj kërkova ballafaqim në sallë të gjyqit për shpifje. Nuk pranoja kurrë akuzë falso. Unë e dija po ashtu fuqinë e George Soros. SHBA është vendi që njoh më shumë, sepse miqësia me atë vend të bekuar është mbi çdo gjë.
Soros është amrik i demokracisë shqiptare dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Soros është sponsorizuari në sistemin e drejtësisë, me gjithë fuqinë politike e financiare të tij. Drejtësia u kthye në degë të ekzekutivit.
Vendimet sot merren të gjitha në zyrat e Ramës. Na flet zonja për sukses. Soros shkatërroi drejtësinë dhe e dorëzoi te Rama. Kjo është vepër politike e Soros. Zonja Kim përfaqëson George Soros dhe jo Amerikën. Ç’punë ka Kim me 29 nëntorin? Sillet si me qenë zëdhënëse e PS, pastaj bëhet me Bashën. Kjo nuk është politikë e SHBA, që të përshëndesësh zgjedhjet, pa dalë ankesat, është politike e Soros, që ka fuqi të madhe”, deklaroi Berisha.
Diskutime rreth kësaj post