Ish-kryeministri Sali Berisha, po zhvillon një bashkëbisedim live në rrjetin sociale “Facebook”me ndjekësit, ku u ndal sërish tek zgjedhjet vendore, për të cilat thotë se ishin një farsë elektorale, duke shtuar se do të vijojë mbrojtjen e votës, pasi përndryshe legjitimojmë farsën elektorale.
“Ajo që mund t’u them është se vazhdon përpjekja jonë për identifikimin e farsës elektorale të majit 2023 në çdo segment dhe qelizë të saj. Në një proces të cilin unë e konsideroj si mbrojtje të votës, dhe në të vërtetë në rast se ne nuk përmbushim këtë detyrim, de facto ne legjitimojmë farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e vendit. Ndaj po punojmë me intensitet çdo ditë për realizimin e këtij objektivi, sikundër do kalojmë në analizë të plotë të të gjithë problematikës që u konstatua gjatë zgjedhjeve nga PD dhe në PD“,- tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post