Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, ka akuzuar Arben Ndokën për atentatin e ndodhur para shkollës në Lezhë.
Berisha tha se personat që kryenë atentatin janë të njëjtët me ata që i kanë marrë peng Salvador Kaçin dhe prindërit e tij..
Pjesë nga fjala e Berishës:
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve të të vërtetës, misionarëve të dinjitetit njerëzor.
Shpreh mirënjohje të pakufishme që me qëndresën tuaj të përnatshme, ndriçoni, shpërndani dritë dhe shpresë në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.
Me praninë tuaj, me fjalët tuaja, ju tejshponi vellon e zezë të territ me të cilin narkodiktatura fsheh krimet e saj të përditshme.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post