Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo para disa ditësh kishte një vizitë në Shqipëri. Mike Pompeo nuk kaloi pa reagime, pasi ai u takua vetëm me Enkelejd Alibeajn dhe disa deputetë të tjerë të pozicionuar kundër Sali Berishës.
Sali Berisha ka komentuar gjatë një takimi me demokratët e Beratit, vizitën e ish-sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeu në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij Berisha sqaroi se nuk ka kërkuar kurrë takim me të dhe se aludimet e ngritura janë shpifje dhe trillim.
“Shpifin dhe trillojnë se unë kam kërkuar takim me të. Kurrë nuk kam kërkuar takim”, tha Berisha.
Gjithashtu ai shtoi: “Këto ditë patëm një vizitë të ish-sekretarit Mike Pompeu, dua t’ju them se kam ndjerë një trishtim të madh. Absolutisht jo sepse nuk u takova, sepse unë tani jam në një proces.
Por çfarë ndodhi miqtë e mi. Kush e ftoi në konferencën e 100 vjetorit ish-sekretarin? Ftesat u shpërndanë nga Taulant Bego Yaris, i cili me të gjithë dokumentat është 56 herë udhëtar me Edmond Begon, të dënuar për trafik droge, i njohur botërisht.
Ish-sekretarin e shtetit mund ta ftonte Ministria e Jashtme, Universiteti, bota akademike, institute ndërkombëtar, por që ta ftonte Taulant Balla, e di ç’më kujtoi o miqtë e mi?
Më kujtoi Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë. Aty shkohet me ministrin e Jashtëm se ka një rregull protokollar, se po shkove me tre, do pritesh me tre. E kanë shumë të studiuar protokollin. Por atij që nuk i shkon kurrë të shkojë aty është ministri i Brendshëm. Ky e mori na e çoi. Por na e çoi në një kohë kur Saimir Tahirin e kishim akuzuar me dokumenta se makina e tij po përdorej për trafik droge nga Habilajt, jo vetëm ne por dhe shefi i anti-drogës Zagani. I njëjti mekanizëm u përdor dhe me Ballën”.
Diskutime rreth kësaj post