Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i pyetur se kush lider është më i mirë, Berisha apo Basha, nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, por la të kuptohet se secili ka kohën e tij dhe është populli apo historia që e vendos.
“Shiko, unë nuk gjykoj njerëzit e PD këto 25 vjet…po të më pyesësh kush është më i zoti i LZHK-së, them jam unë.
Berisha kishte kohën e vet, e ka mbaruar kohën. I takon historisë, e ka historia në dorë ta gjykojë. Basha është në kohën e tij tani, kur ta mbarojë do ta gjykojnë.
Në 30 vjet Shqipëria është pjekur, Basha është rritur politikisht. Po jetojmë kohë të ndryshme, tani teknologjia është zhvilluar. PD ka kohën e duhur, mjetet dhe njerëzit për ta ndryshuar këtë situatë.
Po unë s’jam me këto jo tenxherja jo tepsia, unë jam për ta përmbys fare tepsinë, që po nuk u bë një përmbysje e tillë, situata ka për të mbetur e rëndë gjithnjë.
Sistemi që i merren lekët të varfërit dhe i jepen të pasurit, është më i keqi. Pse po ikin njerëzit? Hajde gjejmë përgjegjësitë dhe përgjigjet”, tha Shehi.
Diskutime rreth kësaj post