Analisti Baton Haxhiu u shpreh se turet e takimeve të ish-kryetarit të PD-së Sali Berisha në rrethe janë pa ide dhe i përkasin të kaluarës.
Ai theksoi se në fjalimet e tij Berisha ishte i përsëritshëm dhe nuk kishte asgjë të re për mbështetësit.
“I përsëritshëm, pa ide, funksionon në një kontekst politik të së kaluarës, anti-historik dhe i padobishëm. Sali Berisha është njeriu, që po bën gjëra të pamëshirshme kundër vetes”, tha Baton Haxhiu.
Haxhiu thekson se kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk ka nevojë të bëjë ture të tilla, pasi e ka betejën e fituar me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit vijon të kundërshtojë vendimin e Bashës, e i cili përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike
“Pse nuk duhet të dalë Basha në tubime dhe të fitojë betejë kundër tubimeve? Për arsye se ka betejën e sigurt, betejën me Sali Berishën”, tha Haxhiu për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post